Lajme Ukraina

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Shkatërrimi i urës Severodonetsk një sfidë për Rusinë 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, shkatërrimi i të gjitha urave kryesore në Severodonetsk nuk është i favorshëm për ushtrinë ruse.

Ministria thotë se rusët po kërkojnë mënyra për të shkuar në qytetin lindor.

“Trupat ruse kanë nevojë të gjejnë një mënyrë për të shkuar në qytetin lindor të goditur për të kthyer fitimin taktik në avantazh operacional”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Siç raporton BBC, për javë me radhë kapja e Severodonetskut ka qenë një objektiv i lartë ushtarak për Rusinë.

Ministria thotë se ka gjasa që Rusisë t’i duhet ose të përpiqet për një kalim të lumit Siversky Donets, që lidh Severodonetskun me territorin e Ukrainës.

Në azhurnimin e inteligjencës ukrainase në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes thotë se Ukraina ka arritur ndoshta të tërheqë një pjesë të madhe të trupave të saj luftarake që më parë mbanin qytetin.

Tutje, kjo ministri shton se situata vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë për forcat ukrainase dhe civilët e mbetur në lindje të lumit.

Më parë këtë javë guvernatori lokal Serhiy Haidai tha se të tre urat në qytet ishin shkatërruar, që do të thotë se furnizimet dhe evakuimi i civilëve ishte tani i pamundur./Shqip.com