Lajme

Ministria e mbrojtjes hap konkurs për 75 pozita

Ministria e mbrojtjes së Kosovës ka bërë të ditur se ka hapur një konkurs për 75 pozita.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë që së shpejti Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike’’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së mbrojtjes.

Po ashtu janë bërë publike edhe pozitat për të cilat është hapur konkursi.

Pozitat për të cilat do të hapet konkursi janë:

Mjek specialist, Infermier, Asistent i Stomatologjisë, Biokimist, Psikolog/Psikolog Klinik, Teknik i Veterinarisë, Zyrtar Ligjor, Specialist për mbrojtje kibernetike, Zhvillues i Sistemeve, Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta),Menaxher i Web Faqes ,Zyrtar për Mirëqenie, Zyrtar për cilësi, Teknik i ushqimit, Hidroinxhinier, Inxhinier i Ndërtimtarisë, Zjarrfikës, Mekanik, Inspektues i derivateve, Ligjërues, Instruktor i vozitjes janë pozitat për të cilat është hapur konkursi.

Po ashtu është bërë e ditur se konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.

Nga Ministria e mbrojtjes kanë garantuar një proces të drejtë dhe transparent në përputhje të plotë me të gjitha normat, kriteret dhe procedurat në fuqi./Shqip.com