Lajme Ballkan

Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata në Lezhë dhe Shkodër, uji është tërhequr nga rruga nacionale

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se situata në teren pas vërshime është përmirësuar.

Po ashtu nga Ministria e Mbrotjes është bërë e ditur se situata në qarqet, Lezhë dhe Shkodër është përmirësuar, pas tërheqjes së ujit nga rrugët nacionale, raporton Abcnews.

“Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve në vend, veçanërisht në dy qarqet më problematike, Shkodër e Lezhë. Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë ditës së djeshme u raportua edhe për dy persona të vdekur në Malsinë e Madhe.

/Shqip.com