Kulturë

Ministria e Kulturës anulon edhe dy konkurse

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka anuluar konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe konkursin për Koreopetitor në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Për këtë vendim, MKRS, nuk ka dhënë detaje.

Mirëpo, nuk është hera e parë që Ministria e Kulturës po anulon konkurset e hapura, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave nga kandidatët.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të teatrit ishte hapur ne nëntor, ndërsa drejtor i përkohshëm është Naser Shatrolli.

Ndërkaq, konkursi për Koreopetitor në ansamblin “SHOTA” ishte hapur në dhjetor të vitit të kaluar.

Teatri Kombëtar i Kosovës