Lajme

Ministria e Infrastrukturës del më njoftim për gjendjen e rrugëve

Ministria e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim pas vërshimeve nga reshjet e shumta të shiut që kapluan vendin gjatë ditës.

Përmes një njoftimi, thuhet se pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrëmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasë rrëshqitje  gurësh dhe  si rrjedhojë e kësaj ka rritje të rrezikut në trafik.

Në njoftim thuhet se ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në  teren duke pastruar rrugët ku ka pasë shembje të tilla”.

Tutje u bë e ditur se në rrugēn Pejē -Rugovë, në segmentin1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesëmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. 

“Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”.