Ministria e Financave njofton për datat e ekzekutimit të pensioneve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se datat për pagesa janë si në vijim:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji

MF ka njoftuar se aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.
“Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës./Shqip.com