Lajme

Ministria e Financave: Kushti i pagesës së tatimit në pronë në regjistrimin e veturave është hequr në vitin 2021

Avokati i Popullit Naim Qelaj të enjten ka kërkuar nga ministri i Finanvave Hekuran Murati që ta heq kushtin e pagesës së tatimit në pronë për regjistrimin e veturave.

Si kundërpërgjigje Ministria e Financave ka thënë se ky kusht është hequr që nga viti 2021.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se kushtëzimi për të nxjerrur vërtetimin e shlyerjes së borxhit të Tatimit në Pronë për të regjistruar veturën është hequr qysh në vitin 2021, bazuar në Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e ministrisë thuhet se  “me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-176 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e Tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes nenit 111 ka fshirë nenin 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë”.

/Shqip.com