Lajme

Ministria e Financave jep përgjigja për shtesat prej 100 eurove

Ministria e Financave, Punës dhe Transferve

Disa ditë më parë Qeveria e Kosovës morri vendim që të shpërndajë 100 euro shtesë për disa kategori. Në mesin e këtyre kategorive është edhe sektori privat.

Lidhur më këtë Ministria e Financave ka dhënë një përgjigje lidhur me shumë pyetje për shtesat prej 100 eurove për punëtoret e sektorit privat.

Nga MF-ja kanë bërë të ditur edhe njëherë, se përfitues të shtesës prej 100 euro do t ë jenë të gjithë punëtorët që marrin pagë primare bruto deri në 1000 euro.

Sipas njoftimit nga Ministria e Financave edhe punëtoret që marrin pagë deri në 1.000 bruto mund të aplikojnë për këtë shtesë.

Po ashtu MF, ka bërë të ditura se edhe punëtorët që janë regjistruar në muajin mars do të marrin 100 euro shtesë.

Aplikimi për mbështetje financiare duhet të bëhet nga punëmarrësi thuhet po ashtu në njoftimin e Ministrisë së Financave./Shqip.com