Ekonomi

Ministria e Ekonomisë fton qytetarët të kursejnë energjinë elektrike pas uljes së temperaturave

Për shkak të temperaturave të ulta që po e kaplojnë vendin tonë, Ministria e Ekonomisë ka ftuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

Po ashtu nga Ministria është bërë e ditur se për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Rekomandimet e ME-së.

Shkyçni dritat e panevojshme

Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ndërsa sot gjatë ditës, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta janë dëmtuar përçues elektrik dhe shtylla elektrike.

Si pasojë e kësaj, shumë vende kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve duke shpresuar që në një afat sa më optimal gjendja me furnizim me energji elektrike do të kthehet në normalitet.

/Shqip.com