Ekonomi

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti i Columbias me memorandum bashkëpunimi

Ministria e Ekonomisë

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesi i Unicersitetit të Columbias, Jenik Radon kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, përmes këtij momerandumi Universiteti i Columbias do  ta mbështesë ME-në për implementimin e suksesshëm të Strategjisë së Energjisë 2022- 2031.

“Përmes Memorandumit të nënshkruar sot, Universiteti i Columbias do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë në implementimin e suksesshëm të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 përmes studimeve e hulumtimeve akademike, përfshirë intervista e takime në terren. Dy pika të fokusit të hulumtimit e raportit të tyre do të jenë zhvillimi i skemave konkurruese për integrim të burimeve të ripërtërishme në Kosovë si dhe skemave mbështetëse për rritje të efiçiencës së energjisë”, thuhet në njoftimin e ME-së.

Në njoftim thuhet se gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Ministrja Rizvanolli është shprehur se si politikë-bërëse që beson në politikë-bërje të bazuar në fakte, është e rëndësishme që të kemi sa më shumë hulumtime që është e mundur mbi çështjet që i trajtojmë dhe që do të shfrytëzojmë në maksimum hulumtimin nga Universitetit Columbia. 

Aktualisht, grupi i studentëve janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë si dhe me të gjithë akterët relevantë për t’u informuar dhe mbledhur informatat e nevojshme për të zhvilluar hulumtimin e studimin e tyre.

/Shqip.com