Lajme

Ministria e Bujqësisë nis ekzekutimin e pagesave të subvencioneve për çdo kulturë bujqësore

Ilustrim
Ilustrim

Tre mijë e 901 bujq janë përfitues të subvencioneve.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka filluar procedimin e pagesave.

“Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 euro”, thuhet në njoftim.

Ministri Faton Peci ka shkruar në Facebook se subvencionet do të ndahen për çdo kulturë bujqësore.

“Ka filluar procedimi i pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore”, ka shkruar Peci.

Gruri

Ndërsa, pagesën për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të drithërave, MBPZHR do ta bëjë pas datës 2 shtator.

Sipas MBPZHR -së, dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00./Shqip.com