Lajme

Ministria e Bujqësisë e fillon inspektimin për “Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023”

Inspektorët e AZhB-së, nga sot kanë filluar inspektimin e kulturave bujqësore tek fermerët aplikues në kuadër të “Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023”.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se me lehtësimin e formës për aplikim për subvencione, duke i thjeshtëzuar në tërësi procedurat për aplikim, “viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve”.

“Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit, i tejkaluam në gjysmë të tij, e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve. Përmes punës sonë, duke rritur përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare, ne vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm, e që është zhvillimi i sektorit të bujqësisë në vend”, tha Peci.

Tutje, Peci, tha se këtë vit kontrollet në terren do të realizohen në masën 100 përqind për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në “Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023”.

/Shqip.com