Lajme

Ministria e Brendshme publikon bilancin e sulmeve në veri

Djegia e veturës së policisë

Ministria e Punëve të Brendshme, ka publikuar bilancin e sulmeve nga protestat që po zhvillohen në veri të vendit.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në njoftim.

MPB ka thënë se nga e premtja janë sulmuar 21 gazetarë, 6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës, 30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri, 2 qytetarë të rrahur brutalisht, 2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës, 7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com