Lajme

Ministria e Arsimit në Serbi: Mësimi mbahet online për nxënësit serbë në Kosovë

Shkollat serbe në Kosovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, ka marrë vendim që nxënësit serbë që vijojnë mësimet në Kosovë të mbajnë mësimin online, transmeton Shqip.com.

Sipas këtij vendimi, mësimet në gjihën serbe në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë do të vazhdojnë javën e ardshme si pjesë e modelit të tretë.

“Kjo do të thotë që studentët do të vazhdojnë të ndjekin mësimet nga distanca, pra ‘online’. Gjithashtu, bazuar në vendimin e Shtabit të Krizave, modeli i dytë i organizimit të punës edukative (mësim i kombinuar) do të zbatohet në klasën VII dhe VIII të shkollave fillore në territorin e 40 qeverive lokale në Serbi”, raporton Radio Kontakt Plus.

Në qeverisjet vendore të përmendura, modeli i tretë i mësimdhënies do të zbatohet në shkollat e mesme.

Sipas deklaratës të Ministrisë, theksohet se për shkak të përhapjes së llojit Delta të koronavirusit, u mor një vendim për nevojën e përdorimit të maskave mbrojtëse për të gjithë punonjësit, duke përfshirë ata që janë vaksinuar plotësisht, si dhe ata që kanë pasur COVID-19./Shqip.com