Lajme

Ministri Peci takohet në Zagreb me homologen kroate, i dhuron disa produkte vendore

Takimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ministren e Bujqësisë në Zagreb të Kroacisë, Marija Vukoviq

Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Zagreb të Kroacisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi të mërkurën takim me homologen e tij në shtetin kroat, Marija Vuçkoviq.

Siç njofton ministria, Peci shpalosi para Vuçkoviq gjendjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe hapat konkret që janë ndërmarrë në zhvillim të sektorit.

May be an image of 2 people and people standing

“Njëherit i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim ndër-institucional me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës kroate si në përmirësim të politikave zhvillimore ashtu edhe në plotësimin e kritereve të akreditimit për mekanizmat financiar të para anëtarësimit në BE (IPARD), duke qenë se pikësynim i yni është sigurimi i këtyre fondeve me qëllim të rritjes së përkrahjes financiare ndaj fermerëve tanë”, tha mes tjerash ai.

Me këtë rast, Ministri Peci ftoi Ministren Vuçkoviq që ta vizitojë Kosovën dhe të njihet nga afër me sektorin e bujqësisë, si dhe të zyrtarizojnë qëndrimet e dyja palëve përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes dy vendeve në një të ardhme të afërt.

“Ndërsa, në fund të takimit Ministri Peci në shenj respekti i dhuroi disa nga produktet më të mira vendore dhe e siguroi ministren Vuçkoviq se gjatë vizitës në Kosovë, do të ketë mundësinë njihet me shumë histori suksesi të prodhuesve dhe agro-përpunuesve kosovarë”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com