Lajme

Ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari vizitojnë kampin “Bondsteel”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë vizituar Kampin e ‘Bondsteel’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, të mërkurën kanë vizituar Kampin “Bondsteel”, bazë e ushtrisë amerikane, që ndodhet afër Ferizajt.

Atje, Mehaj e Jashari janë pritur nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Mattheë DiNenna.

May be an image of 3 people, people standing, military uniform and outdoors

“Përveç tjerash, nga Kolonel DiNenna u njoftuam edhe me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta”, ka njoftuar ministri Mehaj përmes Facebook-ut.

“Ndërlidhur me këtë, kolonel DiNenna shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e njësive të FSK-së në mbështetje të operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e refugjatëve afgan”.

May be an image of 3 people, people sitting and people standing

Gjithashtu, Mehaj thotë se Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, i kanë njoftuar për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale “duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në”.

“Së bashku shprehëm besimin dhe vullnetin e natyrshëm që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vitin 2022”.

“Festat e fundvitit janë moment i veçantë për të uruar, bashkë me falenderimin e madh, miqtë tanë amerikanë dhe gjithë forcave tona aleate të KFOR-it, që larg, si dhe me mallin për familjet e tyre, i shërbejnë vendit dhe qytetarëve tanë!”./SHQIP.com

May be an image of 4 people, people standing, military uniform and outdoors