Lajme

Ministri Latifi, qytetarëve: Me përuljen më të madhe, vaksinohuni që në mundësinë e parë

Ish- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai ka thënë se rastet janë duke u rritur dhe pandemia nuk ka marrë fund.

“Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona”, ka thënë ai në mesazhin drejtuar qytetarëve.

Latifi ka thënë se dozën e tretë duhet ta marrin qysh në mundësinë e parë.

“Me përuljen më të madhe, ju lus që për shëndetin tuaj dhe shëndetin tonë të përgjithshëm, të vaksinoheni, me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, në mundësinë e pare”, ka thënë tutje ministri Latifi.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 592./SHQIP.com