Lajme

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi është pritur në një takim nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Gjatë këtij takim është diskutuar për shumë tema por me theks të veçantë është diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal si dhe për mbështetjen e iniciativave të reja në Komuna e Kosovës.

Po ashtu është theksuar se Krasniqi gjatë takimit ka informuar nënkryetarin e Parlamentit Evropian, për reformat e Ministrisë në luftimin e krimit edhe korrupsionit në nivelin lokal dhe ka falënderuar për kontributin e tij në përmbushjen e agjendës evropiane nga Republika e Kosovës./Shqip.com