Lajme Botë

Ministri izraelit i mbrojtjes shkarkohet nga puna për reformën ligjore

Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant është shkarkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu pasi bëri thirrje për anulimin e planeve të diskutueshme për të riparuar sistemin e drejtësisë.

Netanyahu e thirri Gallant në një takim dhe i tha se nuk kishte më besim tek ai si ministër i mbrojtjes.

Plani për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit ka çuar në protesta publike prej muajsh.

Z. Gallant e kishte quajtur atë një “rrezik të menjëhershëm dhe të prekshëm” për sigurinë e shtetit.

Në një deklaratë të shkurtër televizive të shtunën mbrëma, z. Gallant tha se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite ishin të zemëruar dhe të zhgënjyer, me një intensitet që nuk e kishte hasur kurrë më parë.

Ministri i mbrojtjes kishte fituar mbështetjen e disa anëtarëve të tjerë të partisë Likud të zotit Netanyahu, por të tjerët në të djathtën ekstreme kishin kërkuar që ai të largohej.

Protestat kundër ndryshimeve në sistemin ligjor vazhduan të dielën mbrëma, me demonstruesit që bllokuan një rrugë kryesore në Tel Aviv.

Ligji është pjesë e planit të diskutueshëm të qeverisë së koalicionit të djathtë për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit, raporton BBC.

/Shqip.com