Lajme

Ministri italian i Mbrojtjes: Nuk e braktisim Kosovën në një moment të vështirë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me nderime të larta ushtarake, e ka pritur në vizitë zyrtare Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, me delegacionin e tij.

Në konferencën e mbajtur për media, Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut italian, duke theksuar se shteti i Italisë është mik e partner shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës,  në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndërsa ministri Italian, Crosetto tha se në takim është biseduar edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Folëm për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës. Italia është e shqetësuar për klimën e tensionuar në javët e fundit. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë që të kalohet ky ngërç, dhe kjo nuk mund të jetë pangesa për të ndërtuar raporte të shëndosha”, tha Crosetto.

Sipas tij nëse Kosova dhe Serbia e synojnë BE-në, duhet të bisedohet si anëtarë të një familje.

“Nëse objektivi i dyja vendeve është që të bëhen bashkë në BE, ato duhet të dijnë të bashkëjetojnë në familjen e BE-së. Është përgjegjësi e anëtarëve tjerë të familjes, të bisedojnë për ta tejkaluar këtë problem”, thekson Crosetto.

Tutje, ai tha se Kosova është pjesë e rëndësishmë e evropës që të braktiset në një moment të vështirë.

/Shqip.com