Lajme Botë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Putin po mundohet ta ringjallë Bashkimin Sovjetik

Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet të ringjallë ish-Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Në një letër drejtuar forcave të armatosura të Kievit, Oleksii Reznikov tha se vendimi i Moskës për të njohur dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore tregon se “Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së bllokut, i cili u shemb në 1991”.

“Kremlini bëri një hap tjetër drejt ringjalljes së Bashkimit Sovjetik. Me Paktin e ri të Varshavës dhe Murin e ri të Berlinit,” shkroi Reznikov. 

“E vetmja gjë që ndan nga kjo është Ukraina dhe ushtria ukrainase”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

“Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë – të mbrojmë vendin tonë, shtëpinë tonë, të afërmit tanë. Asgjë nuk ka ndryshuar për ne,” vazhdoi ai.

“Ka disa sfida të vështira përpara. Do të ketë një humbje. Do të duhet të kaloni dhimbjen, të kapërceni frikën dhe tradhtinë. Por, fitorja na pret. Sepse ne jemi në tokën tonë dhe e vërteta është pas nesh.”

Reznikov akuzoi gjithashtu Moskën për sjellje “kriminale” dhe për përpjekje për “të mbajtur peng botën e lirë”./SHQIP.com