Lajme

Ministri i Mbrojtjes do të udhëtojë në SHBA, jepen detajet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonci pritet të takohet me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Pos tij, Maqedonci to të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes.

“Gjatë ditëve në vijim do të kem një vizitë zyrtare në Departamentin e shtetit dhe atë të Mbrojtjes, në Departmaentin e Shtetit do ta takoj James O’Brien që është asistent sekretar për Europë dhe Euro Azi, kurse në atë të mbrojtjes do të kem disa takime…”, tha Maqedonci në emisionin “Five’, në RTV Dukagjini.

Ai tregoi edhe arsyet e përzgjedhjes së tij për të shkuar në Amerikë në vizitë.

O’Brien para pak ditësh paralajmëroi se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës do të nënkuptonte përballje me NATO-n.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë.

Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

/Shqip.com