Lajme Ballkan

Ministri i Jashtëm serb vazhdon lobimin për mosnjohje të Kosovës në Afrikë

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, deklaroi se gjatë vizitës së tij në Zambia të Afrikës, ai mori garanci nga zyrtarët shtetërorë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, transmeton Shqip.com

Duke mos respektuar një nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit ku thuhet se “Serbia do të pajtohet të zbatojë moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur”, kryediplomati serb në vizitën e tij të fundit në këtë shtet afrikan po e bën të kundërtën, duke u siguruar se Zambia nuk do të ndryshojë pozicion sa i përket kësaj çështje.

Siç njoftoi Selakoviq të martën, këtë e tha në vizitën e tij zyrtare të 2 korrikut, ku qëndroi në Lusaka, duke marrë pjesë në varrimin e Presidentit të parë të Zambisë, Kenneth Kaunda.

Ai shtoi se prania e tij është vlerësuar nga afrikanët, ndërsa theksoi se u taku edhe me shtatë krerë shtetesh, duke përfshirë presidentët e Ganës, Kenisë, Republikës së Afrikës së Jugut. /Shqip.com