Lajme

Ministri i Jashtëm i Italisë nesër viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në shtetin e Kosovës.

Në këtë vizitë ai pritet të zhvillojë takim edhe me Ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga MPJ-ja.

“Të dy ministrat do të zhvillojnë takime bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do mbajnë edhe konferencë për media” thuhet në njoftim.

Takimi Gërvalla-Tajani pritet të mbahet në ora 16:15.

/Shqip.com