Lajme

Ministri i Bujqësisë së Ukrainës: Eksportet e grurit po përkeqësohen nga dita në ditë

Gruri në Ukrainë

Ministri i ri i bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi thotë se aftësia e vendit për të eksportuar drithëra përkeqësohet nga dita në ditë dhe do të përmirësohet vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon.

Duke folur në një konferencë televizive, Solskyi thotë se Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, normalisht do të eksportonte 4-5 milion ton drithë në muaj – një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë ton, siç raporton ‘Reuters’.

“Ndikimi (në tregjet globale) është i drejtpërdrejtë, dramatik dhe i madh. Dhe vazhdon. Çdo ditë situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë,” thotë ai.

Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi në konferencën televizive

Rusia dhe Ukraina përbëjnë 14% të prodhimit global të grurit dhe renditen respektivisht në vendin e parë dhe të pestë.

Të dy vendet që janë në luftë për më shumë se një muaj, janë eksportues të shquar, duke siguruar gati 30% të eksporteve globale të grurit. /Shqip.com