Lajme Ballkan

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë takon shefin e EULEX-it, flasin për gjendjen në veri

Veriu i Kosovës dhe situata aktuale në atë pjesë të vendit ishte tema kryesore e takimit midis Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Blendi Çuçit dhe shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Kështu ka bërë të ditur vet Çuçi përmes një postimi në Twitter.

“Pata sot një bisedë me ambasadorin LarsGWigemark , kreun e misionit EULEX , me të cilin ndamë shqetësimin për situatën e krijuar së fundi në veri të Kosovës”, ka shkruar Çuçi.

Ndërkohë Wigemark ka shkruar : “Faleminderit Ministër i Brendshëm Blend Çuçi, për një diskutim të dobishëm dhe miqësor sot në Tiranë për shtetin e së drejtës dhe situatën e sigurisë në rajon”.

Sot u bënë dhjetë ditë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

/Shqip.com