Kulturë

Ministri Çeku shpalos programin për kulturë dhe trashëgimi kulturore në Mitrovicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar monumentet kulturore te qytetit të Mitrovicës.

Çeku ka njoftuar se do të bëhen edhe disa ndërhyrje restauruese, kryesisht ka përmendur Hamamin e Qytetit, xhaminë e djegur “Mulla Ilaz Broja” në Brojë të Skënderajt, xhaminë e Mazhiqit, dhe ka përfshirë edhe projektet për revitializim të qytetit të vjetër të Trepçës dhe ekspozitën e përhershme në Kompleksin e kullave të Isë Boletinit.

“Në kuadër të masave emergjente gjatë këtij muaji do të nisin ndërhyrjet me karakter shpëtimi në Xhaminë e Mazhiqit, Kishën Katolike Sase në Stantërg dhe Shtëpinë e Islam Shipollit, ndërsa grupi i dytë i ndërhyrjeve emergjente do të definohet javëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë vitit 2022 do të zbatohet programi i investimeve në një numër të konsiderueshëm të muzeve në gjithë vendin.

Në kuadër të këtyre restaurimeve, janë planifikuar edhe ndërhyrje renovuese edhe në teatër të qytetit të Mitrovicës.