Sport Shqiptar

Ministri Çeku: Nuk tolerojmë asnjë shkelje, duam federata me qeverisje të mirë

Ministri Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se qeverisja e mirë e federatave sportive është detyrim i ministrisë.

Në fjalimin e mbajtur të enjten në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ali Shala”, e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, ministri Çeku tha se qeverisja e mirë në federatat sportive është gjithashtu edhe angazhim i përditshëm i MKRS-së, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit (FFK).

“Nëse dikush mendon që MKRS-ja do të bëj kompromise në raport me standardet e qeverisjes së mirë në raport me detyrimet statutare të federatave dhe organizatave tjera sportive e kanë gabim”, shtoi Çeku.

“Prandaj nga këtu ju bëj të qartë të gjithëve që MKRS e merr shumë seriozisht qeverisjen e mirë brenda federatave sportive dhe ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje dhe asnjë tejkalim të normave statutare, të rregulloreve të MKRS-së dhe Ligjit të Sportit në Republikën e Kosovës”, bëri me dije i pari i MKRS-së. /Shqip.com