Lajme

Ministri britanik viziton Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

James Heappey - Ministri britanik i Mbrojtjes

Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet nga liderët shtetëror, nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani dhe Heappey do të takohen duke filluar nga ora 13:30, ndërsa me Kurtin britaniku do të takohet nga ora 14:15.

Në korrik 2022, Heappey u gradua Ministër i Shtetit nga Johnson. Po atë muaj ai njoftoi mbështetjen e tij për Liz Truss në zgjedhjet e lidershipit konservator.

Në tetor 2022, pas dorëheqjes së Truss si udhëheqëse e Partisë Konservatore, Heappey njoftoi mbështetjen e tij për Rishi Sunak, si lideri i ardhshëm i Partisë Konservatore, pavarësisht refuzimit të Sunak për t’u angazhuar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3%.

Heappey u riemërua Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura nga Kryeministri Rishi Sunak më 26 tetor 2022, por humbi rolin e ministrit të veteranëve dhe të drejtën për të marrë pjesë në kabinet ndaj Johnny Mercer.

Më 17 maj, ai është votuar përsëtri për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

/Shqip.com