Lajme Botë

Ministri britanik i Mbrojtjes përjashton veten nga gara për lidership

Ben Wallace

Një ministër i kabinetit britanik, i supozuar se do të ishte kryesues në garën për udhëheqje të Partisë Konservatore, e përjashtoi veten nga gara të shtunën.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha pas “konsideratave të kujdesshme” dhe diskutimeve me kolegët dhe familjen, ai nuk do të kandidojë për të zëvendësuar Boris Johnson si udhëheqësin konservator dhe kryeministrin e ardhshëm të vendit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy ditë më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i partisë Konservatore pas një vale dorëheqjesh të qeverisë.

Veterani konservator Michael Heseltine, ka thënë se Boris Johnson duhet të largohet menjëherë nga detyra edhe pse pasardhësi i tij nuk është zgjidhur ende.

Ai thotë se duhen miratuar rregulla për të shpejtuar procesin e zgjedhjes së një kryeministri të ri dhe zëvendësi i Johnsonit Dominik Raab, duhët të ushtroj detyrën deri atëherë./Shqip.com