Lajme

Ministri Aliu viziton ekspozitën e Rexhep Selimit në Tiranë

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, viziton ekspozitën e Rexhep Selimit, “Në emër të Lirisë”

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar ekspozitën e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit, të titulluar “Në emër të Lirisë”, veprat e së cilës janë vendosur në hapësirat e kryeministrisë së Shqipërisë, në Tiranë.

“Sërish përmes artit, pranë luftës dhe përpjekjeve për liri. Edhe pranë Rexhës, përmes pikturave të tij”, ka shkruar Aliu në një status në Facebook.

Ekspozita me pikturat e Selimit është hapur më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 4 mars.

/Shqip.com