Lajme

Ministri ​Aliu: Do ta shkurtojmë rrugën ajrore drejt Evropës

Liburn Aliu - Ministër i Infrastrukturës

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe sot, ku ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ideja që do të mund të ndërtohet infrastruktura, pa realizuar shpronësimet është ide e gabueshme dhe iu ka sjell në vazhdimësi telashe.

Aliu në vazhdimin e seancës ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë, ka thënë se sa i përket rrugëve ajrore, në të ardhmen do ta bëjnë edhe një marrëveshje me Malin e Zi, e cila do të shkurtojë rrugët drejt Evropës.

“Një marrëveshje e tillë i shkurton rrugët ajrore prej Vjenës në Prishtinë për gati rreth një orë, natyrisht pas hapjes së rrugëve me Shqipërinë. Një kohë rrugët ajrore që kanë ardhë në Aeroportin e Prishtinës, ka shkruar përmes Maqedonisë, tash me hapjen e korridoreve me Shqipërinë është shkurtuar rruga dhe në të ardhmen pas arritjes së marrëveshjes me Malin e Zi, do të kemi mundësi të hapim dy korridore të reja me Malin e Zi të cilat do të na shkurtojnë rrugën për fluturimet nga Evropa më shumë se 30 minuta nga versioni i parë që ka qenë me Malin e Zi”, tha ai.

Aliu ka thënë se ideja që do të mund të ndërtohet infrastruktura, pa realizuar shpronësimet është ide e gabueshme dhe iu ka sjell në vazhdimësi telashe.

Aliu shtoi se të gjitha terminalet doganore janë rikthyer në pronësi të shtetit. Atij i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili i tha se e kupton procedurën e shpronësimeve.

“Nuk e kuptoj Hysen Durmishin në fushatë zgjedhore ku del dhe shkon e thotë qytetarëve të Podujevës se për 9 muaj kryhet, pastaj shkon kryeministri. Jo që kanë kaluar 9 muaj por kemi hyrë në vitin e tretë dhe rruga për Podujevë nuk është kryer. Këtu duhet të marrë një përgjegjësi politike me thënë kërkojmë falje, kemi qenë në zgjedhje në rregull jemi”, tha ai.

/Shqip.com