Lajme

Ministri Aliu: 75% e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Me këtë rast, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtimeve në Kosovë janë pa leje.

Sipas tij, 352 mijë objekte në Kosovë nuk kanë leje, vetëm në Prishtinë janë 46 mijë objekte.

“Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo.

Në përqindje në raport total mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje”, tha Aliu.

Tutje, ministri Aliu është ndalur tek Lagjja e Medresës në Prishtinë, duke theksuar se në këtë zonë është ndërtuar totalisht pa leje.

/Shqip.com