Lajme

Ministres Hajdari i ngritet aktakuzë për deklarim të rrejshëm të pasurisë

Mosdeklarimi i pasurisë nga ana e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajari, kësaj të fundit i ka kushtuar me aktakuzë.

Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Hajdari, gjatë ditës së djeshme.

Për Shqip.com, lajmin e ka konfirmuar, zëdhënsja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po mund ta konfirmoj se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari, ditën e djeshme, më 13 tetor. Ne e kemi procedu tutje, tash është në dorë të organeve tjera kompetente”, tha Ulaj.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsion, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres për deklarim të rrejshëm ose mosdeklarim të pasurisë.

Në formularin e pasurisë, Hajdari ka deklaruar se posedon një banes në vlerë prej 50 mijë eurove, që nuk e ka në emër të vetin, por është pronë e përbashkët familjare. Gjithashtu Hajdari ka deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurove të tipit Ford dhe 900 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa pagën mujore Hajdari e ka deklaruar 1 mijë e 321 euro.

Agjencia Kundër Korrupsionit është institucion që kontrollon pasurinë e zyrtarëve të lartë publik, e që këta të fundit obligohen që një herë në vit ta paraqesin pasurinë./Shqip.com/

/Shqip.com