Lajme

Minatorët në Stantërg e vazhdojnë grevën

Minatorët në minierën e Stantërgut edhe sot po e vazhdojnë grevën brenda minierës.

Kjo për media është konfirmuar nga ana e kryetari të Sindikatës së Punëtoreve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi.

Ai tha se të gjithë minatorët janë në grevë.

‘’Të gjithë minatorët janë në grevë, ata nuk po pranojnë të hajnë as të pijnë asgjë, gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë’’, ka thënë Januzi.

Minatorët grevistë kanë parashtruar tre kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

“Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06–10 [në fillim të çdo muaji]. Shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës” – thuhet në kërkesën e minatorëve.

Ndërkohë, mbrëmë, njërit nga minatorët u dërgua për trajtim mjekësor pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

/Shqip.com