Lajme

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, shkak pagat

Kombinati Metalurgjik "Trepça"
Kombinati Metalurgjik "Trepça"

Minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë sot në grevë. Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

“Ju njoftojmë se sot minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minierë (në galeri)”, thuhet në njoftim.

Sindikata ka bërë të ditur se kërkesat e minatorëve janë realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06 deri më 10 tetor, shkarkimi i menaxhmentit – respektivisht kryeshefit, si dhe sigurimi e kushtet e punës.

/Shqip.com