Lajme

Minatorët e ngujuar në Trepçë dalin nga miniera

Ndërmarrja "Trepça"

Dyert e minierës së Trepçës janë hapur për 120 minatorët të cilët kishin mbetur të ngujuar për disa orë.

Kryetari i Sinidikatës së Minatorëve, Gani Osmani tha për Shqip.com se ata kanë nis me dal.

“Rryma ka ardhë dhe kanë nis me dalë minatorët nga miniera. Besoj që për 15 minuta do të dalin të gjithë”, u shpreh Osmani.

Ai tha se minatorët që ishin brenda ishin vet të shqetësuar se sa do të zgjaste ajo situatë në të cilën ishin.

“Jo vetëm ishin të shqetësuar pasi kishin panik se sa do të mbeteshin brenda. Na ka ndodhë me punu edhe jashtë orari nuk është asgjë, mirëpo panika e bon të vetën pasi edhe ajri i pastër vetëm se fillon të pakësohet”.

Theksojmë se pasditen e 27 shtatorit u raportua se rrufeja kishte goditur disa izolatorë në rrjetin e përgjithshëm të rrymës e si shkak i saj, minatorët nuk kanë mundur të dalin nga miniera.

Zyra për marrëdhënie me publikun e Trepçës kanë thënë për Shqip.com se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore./Shqip.com

Lexo edhe:
Bllokohen rreth 130 minatorë pasi rrufeja dëmtoi rrymën në Trepçë