Minamino do i bashkohet Monacos

Në “Anfield” nuk gjeti hapësirë për të luajtur dhe do të ndërrojë ambient.
Takumi Minamino do e lë Liverpoolin – për Monacon.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
“Marrëveshja Takumi Minamino, e përfunduar. Ai po i bashkohet AS Monaco, një lëvizje e përhershme nga Liverpooli tani e konfirmuar nga Philippe Clement:Ne jemi vërtet të lumtur, ai ishte prioriteti ynë.
Liverpool do të marrë 15 milionë euro plus 3 milionë euro shtesë”, ka shkruar Romano.
Minamino e djersiti fanellën e “The Reds” vetëm në 11-të ndeshje të sezonit të kaluar.
Teksa, shënoi tre gola.

Në total – që kur u bashkua me Liverpoolin,- në vitin 2019 – ai është paraqitur në vetëm 30 ndeshje kampionale.
Ligue 1 mund të jetë një lloj rilindje për 27 vjeçarin, i cili nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë në ishull. /Shqip.com