Sport Ndërkombëtar

Milwaukee ruan pozitën e parë, fiton edhe Lakers

Milwaukee Bucks forward Giannis Antetokounmpo (34) goes up against Washington Wizards center Daniel Gafford (21) during the first half of an NBA basketball game, Tuesday, April 4, 2023, in Washington. (AP Photo/Jess Rapfogel)

Janë zhvilluar 13 ndeshjet e radhës në kampionatin më të më të fortë në botë, NBA. Milwaukee fitoi 140-128 ndaj Washington, duke mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. Antetokounmpo ishte protagonist kryesor me një “triple double” (28 pikë, 11 kërcime, 10 asistime).

Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që pas kohës shtesë mundën 135-133 Utah Jazz. U dallua LeBron James, autor i 37 pikëve, mbështetur nga Reaves me 28 pikë. Fitoi edhe Philadelphia, që mundi 103-101 Bostonin. Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm, autor i 52 pikëve e 13 kërcimeve për fituesit.

Zhgënjen sërish Denver, që u mund 124-103 nga  Houston. Për Houston, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Jalen Green 32 pikë). Skuadra kampione e Golden State, falë 34 pikëve të Curry dhe 30 të Poole, mundi 136-125 Oklahoma, ndërsa Phoenix mundi 115-94 San Antonio (Booker 27 pikë).

Rezultatet:
Charlotte – Toronto 100-120
Detroit – Miami 105-118
Orlando – Cleveland 113-117
Washington – Milwaukee 128-140
Brooklyn – Minnesota 102-107
Chicago – Atlanta 105-123
Houston – Denver 124-103
Memphis – Portland 119-109
New Orleans – Sacramento 103-121
Philadelphia – Boston 103-101
Utah Jazz – Lakers 133-135
Golden State – Oklahoma 136-125
Phoenix – San Antonio 115-94

/Shqip.com