Milwaukee ruan pozitën e parë, fiton edhe Lakers

Janë zhvilluar 13 ndeshjet e radhës në kampionatin më të më të fortë në botë, NBA. Milwaukee fitoi 140-128 ndaj Washington, duke mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. Antetokounmpo ishte protagonist kryesor me një “triple double” (28 pikë, 11 kërcime, 10 asistime).
Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që pas kohës shtesë mundën 135-133 Utah Jazz. U dallua LeBron James, autor i 37 pikëve, mbështetur nga Reaves me 28 pikë. Fitoi edhe Philadelphia, që mundi 103-101 Bostonin. Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm, autor i 52 pikëve e 13 kërcimeve për fituesit.

Zhgënjen sërish Denver, që u mund 124-103 nga Houston. Për Houston, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Jalen Green 32 pikë). Skuadra kampione e Golden State, falë 34 pikëve të Curry dhe 30 të Poole, mundi 136-125 Oklahoma, ndërsa Phoenix mundi 115-94 San Antonio (Booker 27 pikë).
Rezultatet:
Charlotte – Toronto 100-120
Detroit – Miami 105-118
Orlando – Cleveland 113-117
Washington – Milwaukee 128-140
Brooklyn – Minnesota 102-107
Chicago – Atlanta 105-123
Houston – Denver 124-103
Memphis – Portland 119-109
New Orleans – Sacramento 103-121
Philadelphia – Boston 103-101
Utah Jazz – Lakers 133-135
Golden State – Oklahoma 136-125
Phoenix – San Antonio 115-94
/Shqip.com