Rozë

Miloti e bën tatuazh Edona Llalloshin

Këngëtarja Edona Llalloshi

Këngëtarja Edona Llalloshi dhe vëllai i saj Miloti, ka vite që janë së bashku pjesë e muzikës.

Ndërkaq së fundmi, Miloti, në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se në trupin e tij ka realizuar një tatuazh.

Kësaj radhe ka vendosur të bëjë tatuazh për motrën, Edonën.

“Kryevepër nga artisti më i mirë”, shkroi Miloti në mbishkrimin e imazhit duke e etiketuar Edonën.

E emocionuar nga ky veprim, ajo e ripostoi këtë imazh duke shkruar “Të dua”.