Sport Ndërkombëtar

Militao – hero i madrilienëve

Eder Militao e shpëton Real Madridin nga disfata

“Mbretërit” kanë lëshuar pikë.

Real Madrid ka barauzar 2-2 ndaj Elches, në një ndeshje e cila dukej e lehtë në letër.

Vendasit e patën një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, në minutën  e 33-të, kur u akordua penalti në favor të tyre.

Por, Karim Benzema u tregua i pasaktë.

Kur më sa paku pritej, mysafirët shënuan.

Lucas Boyé shënoi në minutën e 42-të për 0-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Në 45 mintëshin e dytë, “Los Blancos” u orvatën me të gjitha focrcat për ta barazuar rezultalin, por prapë ndodhi e kundërta.

Përmes një kundërsulmi të shpejtë, Elche shanuan edhe një herë për 0-2. Kësaj radhe autor ishte Pere Milla.

https://twitter.com/futbol_vertical/status/1485295362583805955?s=20
Goli i shënuar nga Pere Milla

Por, përkundër këtij rezultati, madrilineët nuk u dorëzuan për as edhe një momente të vetëm

Në minutën e 82-të u akodua penalti përsëri për vendasit. Kësaj radhe, ishte Luka Modric që e mori përsëiper dhe e dërgoi topin në rrjetë.

U mendua se ndeshja do përfunondte me këtë rezultat, por Eder Miliato “doli në skenë” në minutat shtesë.

Reprezenutei brazilian shënoi me kokë, pas një asistimi të dhënë nga Vinicius Jr dhe e shpëtoi skuadrën e tij nga disfata.

Goli i shënuar nga Militao

Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet lider, me 50 pikë të grumbulluara. Katër më pak se Sevilla e vendit të dytë.

Kurse, Elche gjendet në vendin e 15-të, me 23 pikë. /Shqip.com