Sport Ndërkombëtar

Milano nuk harroi

Milan -Inter

“Derby della Madonnina” solli një dramë të vërtetë në fushën e gjelbër të dielën, por kjo ishte vetëm gjysma e skenarit.

Në “San Siro-n” e mbushur me tifozë të “zjarrtë”, nuk munguan as koreografitë – të cilat i kaluan kufinjtë e futbollit, shkruan Shqip.com.

Teksa të dyja skuadrat qëndronin të rreshtuara ballë për ballë – para nisjes së takimit, publiku ishin ata që dhuruan art.

Tre punojës shëndetësorë duke e mbajtur flamurin e Italisë ndërsa, lart mbi ta ishte e shkruar “Milano nuk harron”.

Milano non dimentica le vittime del covid", Fontana: "Curva Sud vera  vincitrice del derby"
Koreografia në fillim të ndeshjes me mbishkrimin “Milano Non Dimentica”

Kuptimi i kësaj koreografie sipas tifozëve ultras të rosonerëve “The Curva Sud” është më i thellë se sa në kuptimin e parë.

“Për ata që luftuan dhe nuk ia dolën. Për ata që luftuan në vijën e parë për të shpëtuar vendin. Ne i nderojmë të gjithë ata duke ua dedikuar shfaqjen më të rëndësishme të sezonit. Faleminderit”, kanë shkruar ndër të tjera, “The Curva Sud” në Instagram.

Por, kjo nuk ishte e gjitha.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, një grup tifozësh rosonerë treguan edhe një herë se ka disa gjëra më të rëndësishme sesa rivaliteti.

Ata shfaqën një baner me mbishkrimin “Forza Anita”, dedikim për vajzën katër vjeçare të një tifozi ultras të Inter – e cila është diagnostifikuar me leukemi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Baneri me mbishkrimin “Forza Anita”

Sa i përket takimit, ai mbaroi me rezultat të barabartë 1-1.

Rosonerët gjenden në pozitën e dytë në Serie A, me 32 pikë – aq sa ka edhe Napoli që është lider.

Kurse, Interi mbetet në vendin e tretë – me shtatë pikë më pak./Shqip.com