Sport Ndërkombëtar

Milani rimerr kryesimin e Serie A

Vetëm pakë orë pasi Interi doli në vendin e parë, duke fituar kundër Spezia, por Milani ka reaguar menjëherë.

“Rossonerët” rimorën vendin e parë pas një fitore bindëse kundër Genoas.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultat 2:0 në të mirë të vendasve.

Milani e filloi ndeshjen më mirë, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 11-të me golin e Rafael Leaos.

Pavarësisht rasteve të shumta skuadra e Stefano Piolit, nuk e siguroi fitoren deri në minutat e fundit të ndeshjes.

Junior Messias shënoi në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2:0.

Image

Tani Milani gjendet në vendin e parë me 71 pikë, dy më shumë se Interi që është në pozitën e dytë.

Nga ana tjetër Genoa është në vendin e 19-të me vetëm 22 pikë të grumbulluara./Shqip.com