Sport Ndërkombëtar

Milani po fiton “pastër” ndaj Atalantës pas 45 minutave lojë

Milani po fiton ndaj Atalantas

Forma e lartë e Milanit në Serie A duket që është vetëm në rritje.

Pas 45 minutave lojë, rosonerët janë duke e mposhtur Atalantan me rezultat të pastër 0-2, shkruan Shqip.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Davide Calabria. Për mbrojtësin Italian ky gol ishte tejet i veçantë dhe do mbahet mend gjatë pasi u shënua vetëm pas 28 sekondave lojë.

Goli i shënuar nga Davide Calabria

Ndërsa, për dyfishimin e rezultatit u përkujdes mesfushori Sandro Tonali.

Tonali ishte shumë i kritikuar sezonën e kaluar për formën e tij, ndërsa këtë sezonë është duke kaluar momente tejet të mirë.

Goli i shënuar nga Sandro Tonali

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, kuqezinjtë gjenden në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Napoli që është lider në Serie A.

Ndërsa, Atalanta pozicionohet në vendin e tetë me 11 pikë të grumbulluara./Shqip.com