Sport Ndërkombëtar

Milani pa vështirësi fiton ndaj skuadrës së Berlusconit

Një ndeshje e dominuar në tërësi nga skuadra e Milanit kundër Monzas së Berlusconit e Gallianit.

Djemtë e Piolit arritën të fitojnë me shifrat 4-1, në një ndeshje që fituesi nuk u diskutua asnjëherë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0, ku protagonist absolut ishte Brahim Diaz me dy golat e shënuar.

Në pjesën e dytë, rezultatin e trefishoi Origi, për të ia kaluar radhën Leaos për shifrat 4-1.

Me këtë fitore Milan i afrohet kreut të tabelës, ndërsa skuadra e inkuadruar këtë vit në Seria A, Monza është në fund të tabelës.

/Shqip.com