Sport Ndërkombëtar

Milani pa problem kalon Dinamon, Shakhtari barazon me Celtic

Milani ka marr fitoren e parë në Champion League, pasi kaloi pa shumë probleme Dinamo Zagrebin.

Përballja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultat 3:1.

Rezultatin e zhbllokoi Olivier Giroud nga pika e bardhë, derisa për 2:0 u përkujdes Alexis Saelemaekers.

Në pjesën e dytë skuadra e Zagrebit e gjeti golin e nderit në minutën e 56-të.

Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes, Tommaso Pobega, i cili gjeti golin në minutën e 77-të.

Tani Milani kryeson grupin me katër pikë, kurse Dinamo është një pozitë më poshtë me një pikë më pakë.

Nga ana tjetër Shakhtar Donetsk, barazoi me Celtic me rezultat 1:1.

Golin për Shakhtarin e shënoi Mykhaylo Mudryk, derisa për skuadrën mysafire shënoi Artem Bondarenko./Shqip.com