Milani mposht Lazion, Ibrahimovic rikthehet me gol

Milani është duke treguar që sezoni i kaluar nuk ishte thjeshtë rastësi.
Rosonerët kanë dalë fitues në derbin e zhvilluar ndaj Lazios, me rezultat të pastër 2-0, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Rafael Leao i cili u asistua nga Ante Rebic.
Mundësi për të shënuar patu edhe Franck Kessie, por dështoi nga pika e bardhë.
Por, vëmendjën kryesore në këtë takim e rrëmbeu Zlatan Ibrahimovic i cili u rikthyer në fushën e gjelbër pas një kohe të gjatë dhe vetëm shtatë minuta pasi u fut në lojë arriti të shënonte gol.
Me këtë fitore, kuqezinjët kanë nëntë pikë dhe ngriten në pozitën e parë të Series A, kurse, Lazio bien ë pozitën e pestë.
Ndeshjen e radhës, Milani do e zhvillojë më udhëtim te Juventusi që pa asnjë dyshim pritet të jetë përballja kryesore e javës së ardhshme./Shqip.com