Sport Ndërkombëtar

Milani – lider i ri në Serie A

Milani - në Serie A

Serie A e ka një lider të ri.

AC Milan ka shënuar fitore 1-0 ndaj Sampdorias, për të bërë “luftën” për titull edhe më interesante.

Ani pse ishin pa Zlatan Ibrahimovic, rosonerët arritën që të arkëtojnë pikët e plota.

Golin e parë dhe të vetëm – në këtë takim e realizoi Rafael Leao, pas vetëm 7 minutave lojë.

Goli i shënuar nga Leao

Për sulmuesin portugez – ky ishte goli i shtatë në këtë kampionat të Series A – krahas tri asistimeve.

Deri në përfundim të takimit – mysafirët u përpiqen me çdo kusht që ta barazonin rezultatin, por nuk arritën që të bëjnë diçka të tillë.

Tashmë, kuqezinjët kanë 55 pikë dhe gjenden në vendin e parë të Series A.

Një pikë më shumë se Interi që gjendet në vendin e dytë, por neurazurët kanë një takim më pak të zhvilluar.

Image
Momente pas takimit

Deri në fund të Series A, Milani ka edhe 13-të “finale” – ku duhet të rrëmbejë rezultate pozitive.

Në anën tjetër, Samporia po e kalon një sezon për tu harruar, pasi pozicionohet në vendin e 16-të, me vetëm 23 pikë. /Shqip.com