Sport Ndërkombëtar

Milani i “bildon” dy futbollistë

Florenzi dhe Mesiass

Titullin e fituan dhe tashmë po e “blindojnë” skuadrën për sezonin e ri.

AC Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Junior Messias dhe Alessandro Florenzit – të cilët ishin në formë huazimi paraprakisht.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“AC Milan ka arritur një marrëveshje me Crotone për të nënshkruar me Junior Messias për një marrëveshje të përhershme për 4.5 milion € plus shtesa. Alessandro Florenzi gjithashtu do të qëndrojë në Milan, marrëveshja e përfunduar me Romën – tarifa do të jetë rreth 2.7 milionë euro”, shkruan Romano.

Po ashtu është raportuar se në “San Siro” do të zbarkojë edhe Divock Origi, por nuk ka diçka zyrtare ende.

Teksa, nga skuadra do të largohen Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli, pasi nuk i renovuan kontratat. /Shqip.com